Ndërlidhjet

Bashar al-Asad flet në televizionin amerikan ABC


Presidenti sirian, Bashar al-Asad, ka mohuar të ketë dhënë urdhër për vrasjen e mijëra protestuesve, duke thënë se vetëm “një person i çmendur” do të bënte këtë me popullin e tij.

Asad i tha televizionit amerikan ABC se "nuk ka ekzistuar asnjë urdhër për të vrarë ose për të qenë brutal", dhe tha se forcat e sigurimit i përkasin "qeverisë" dhe jo atij personalisht.

Kombet e Bashkuara vlerësojnë që më shumë se 4000 njerëz kanë vdekur që kur kryengritja filloi në mars.

Asad megjithatë e ka vënë në pikëpyetje shifrën e OKB-së, duke thënë se shumica e viktimave ishin mbështetës të qeverisë.

Dëshmitarë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut thonë se forcat siriane kanë përdorur dhunë vdekjeprurëse, arrestime masive dhe tortura.

Familja e Asadit e ka sunduar Sirinë për katër dekada.
XS
SM
MD
LG