Ndërlidhjet

SHBA: Greqia dhe Maqedonia të punojnë për pajtueshmëri


Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Greqia dhe Maqedonia të punojnë kah pajtueshmëria, pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, vendosi që Athina kishte bërë gabim, që e ka bllokuar hyrjen në NATO të fqiut të saj për shkak të kontestit për emër.

“Mendoj se ne vetëm do të kërkojmë nga lidershpi politik në të dy vendwet, ta shfrytëzojnë këtë vendim si mundësi për riangazhim në përpjekjet e tyre për çështjen e emrit”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner.

Ai ka shfaqur shpresën se Greqia dhe Maqedonia do të “tregojnë lidership me qëllim të gjetjes së zgjidhjes për këtë, që është në të mirën e të dy vendeve”.

Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë të hënën vendosi që Greqia e ka shkelur një marrëveshje nga viti 1995, për ta mbyllur kontestin për emër, kur e detyroi NATO-n që ta refuzoj pranimin e Maqedonisë, në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG