Ndërlidhjet

SHBA: Shënohet 70 vjetori i Perl Harburit


Shtetet e Bashkuara sot e shënojnë 70 vjetorin e sulmit në Perl Harbur, me shërbime përkujtimore, heshtje dhe me flamuj në gjysmë shtize, në momentin e fillimit të sulmit japonez.

Me këto ceremoni përkujtohen 2400 amerikanët, që u vranë më 7 dhjetor të vitit 1941, kur Japonia e filloi një ofensivë befasuese dhe shkatërruese kundër Flotës amerikane në Paqësor.

Presidenti Barak Obama ka kërkuar që flamujt të ulen në gjysmë shtize në ndërtesat federale në gjithë vendin, për ta shënuar Ditën e Përkujtimit Perl Harbur.

Saktësisht në orën 7:55 në mëngjes, në atë ditë fatale, Japonia e zgjoi “gjigantin në gjumë” amerikan, duke e bombarduar Flotën e Shteteve të Bashkuara në Paqësor, të ankoruar në Havaji.

Duke e denoncuar këtë ditë si “datë që do të jetoj në turp”, presidenti i atëhershëm amerikan, Frenklin Delano Ruzvelt, i shpalli luftë Japonisë, duke i futur Shtetet e Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore, në kohën kur shumë shtetas amerikanë kishin shpresuar so do t’i shmangeshin konfliktit.
XS
SM
MD
LG