Ndërlidhjet

Pekin: Takim i zyrtarëve të mbrojtjes Kinë – SHBA


Zyrtarët kinezë dhe amerikanë të mbrojtjes janë takuar sot në Pekin në nivelin më të lartë, prej se tensionet ndërmjet dy palëve ishin rritur për shkak të shitjes së armatimit të Shteteve të Bashkuara në Tajvan dhe planeve për forcimin e pranisë amerikane në Paqësor.

Në këtë takim morën pjesë zëvendës shefi i shtamadhorisë së ushtrisë kineze, Ma Ksiaotan dhe nënsekretari amerikan i mbrojtjes, Majkël Flurnoj.

Gjenerali Ma tha se mbajtja e takimit tregon se të dy palët janë të përkushtuara për përmirësimin e raporteve.

Kina e konsideron Tajvanin si provincë të vet, e cila, suipas Pekinit, përfundimisht do t’i ribashkohet Kinës, bile edhe me përdorim të forcës nëse negociatat dështojnë .
XS
SM
MD
LG