Ndërlidhjet

Karzai: Sulmet do t’i diskutoj me Pakistanin


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, sot i ka vizitar personat e plagosur, që po shëroheshin në spital, nga sulmi i së martës, me ç’rast janë vrarë 55 vetë dhe janë plagosur më se 160 të tjerë.

Sulmi ndodhi në një Tempull fetar shiit në Kabul, ku ishin tubuar mijëra vetë për shënimin e një feste.

Së paku katër vetë ishin vrarë në sulmin me bomba në qytetin verior, Mazari Sharif.

Incidenti i rëndë në Kabul ishte sulmi i parë i madh kundër minoritetit shiit në Afganistan, gjatë viteve të fundit.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë Lashka-e-Jhangvi, një grup me seli në Pakistan.

Presidenti Karzai tha se do të diskutonte me udhëheqjen pakistaneze për këtë sulm.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Pakistanit, Abdul Basit, tha se Islamabadi do ta inkurajoj Kabulin, që të paraqes çfarëdo dëshmie që ka, se grupi Lashkar-e-Jhangvi është përgjegjës.
XS
SM
MD
LG