Ndërlidhjet

Samiti i BE-së shihet si mbledhje kyçe për të ardhmen e euros


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po bëhen gati të marrin pjesë në samitin dy-ditor në Bruksel, që nga shumë vëzhgues po cilësohet si një moment kyç në betejën e parandalimit të kolapsit të 17 vendeve të eurozonës, për shkak të borxheve të shumicës së shteteve anëtare.

Një ditë para samitit, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi kanë bërë të ditura detajet e propozimeve të tyre të përbashkëta lidhur me politikat financiare ndërmjet shteteve të Bashkimit Evropian.

Ata thonë se politika të tilla janë të domosdoshme, në mënyrë që të zbatohet disiplina buxhetore dhe të parandalohen problemet me borxhin në shtetet anëtare.

Raportet tregojnë se ekzistojnë mundësitë që të propozohen ndryshime të traktatit që udhëheqë të 27 vendet e BE-së, apo të propozohet një traktat të ri për të 17 vendet që përdorin euron.
XS
SM
MD
LG