Ndërlidhjet

SHBA-të kritikojnë Iranin për mbylljen e “ambasadës virtuale”


Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kritikuar Iranin për bllokimin e “ambasadës virtuale” të SHBA-ve në internet, duke thënë se një veprim i tillë tregon mosbesim të regjimit në qytetarët iranianë.

Zyrtarët tregojnë se departamenti amerikan i shtetit, para dy ditësh lëshoi një faqe të re në internet, me qëllim të ofrimit të informacioneve për iranianët e zakonshëm rreth mundësisë së udhëtimit në SHBA dhe tematikave të tjera.

Sidoqoftë, vetëm pas një dite funksionimi, autoritetet iraniane e kanë bllokuar qasjen publike në këtë faqe.

Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate, tha se ky veprim tregon se “qeveria iraniane edhe një herë ka dëshmuar përkushtimin e saj për të ndërtuar një perde elektronike të mbikëqyrjes dhe censurës” për njerëzit iranianë.
XS
SM
MD
LG