Ndërlidhjet

Shënohet 20 vjetori i shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik


Dita e sotme shënon 20 vjetorin e shpërbërjes zyrtare të Bashkimit Sovjetik, pas më shumë se 70 vjetësh ekzistence të tij.

Në këtë datë në vitin 1991, udhëheqësit e Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë u takuan në Pyllin Belavezha në Bjellorusi, prej nga shpallën se Republikat Socialiste të Bashkimit Sovjetik kishin pushuar së ekzistuari, për shkak të ligjeve ndërkombëtare dhe realitetit gjeopolitik.

Udhëheqësit shënuan marrëveshjen e Belavezhës, me ç’rast krijuan në mënyrë vullnetare një union të ri të quajtur, Bashkësia e Shteteve të Pavarura, duke shënuar edhe përfundimin e Luftës së Ftohtë.

Nga marsi i vitit 1990 deri në fund të vitit 1991, të gjitha 15 republikat sovjetike kishin shpallur pavarësinë e tyre.
XS
SM
MD
LG