Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-të nuk shqetësohen për mundësi të grusht shtetit në Pakistan


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se nuk ka shqetësime dhe arsye për të besuar se mund të vjen deri te grusht shteti, pas nisjes së presidentit Asif Ali Zardari për në Dubai, për të trajtuar problemet e tij shëndetësore me zemër.

Zyrtarët pakistanezë kanë treguar se presidenti 56 vjeçar ka udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara Arabe, pas përkeqësimit të gjendjes së tij.

Zëdhënësit e presidentit gjithashtu kanë mohuar se presidenti kishte plan të jepte dorëheqje dhe se gjendja e tij ishte stabile dhe kontrollet mjekësore janë duke vazhduar.

Ndërkohë në Uashington, zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Mark Toner tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se udhëtimi i presidentit pakistanez ka pasur lidhje me problemet e tij shëndetësore, duke i uruar atij shërim sa më të shpejtë.
XS
SM
MD
LG