Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 8 dhjetorin në vite...

  • RFE /RL

Xhon Lenon, 1966.

Xhon Lenon, 1966.

1980 – Ish-pjesëtari i grupit “The Beatles”, Xhon Lenon, qëllohet për vdekje në Nju Jork. Vrasësi identifikohet si Mark Dejvid Çapmen.

1941 – Shtetet e Bashkuara hyjnë në Luftën e Dytë Botërore, pasi Kongresi shpall luftë kundër Japonisë, një ditë pas sulmit në Përll Harbër.

1980 – Ministri i Fuqisë Punëtore në Zimbabve, Edgar Tekere, shpallet fajtor për vrasjen e një fermeri të bardhë. Ai lirohet në bazë të ligjit, i cili mbronte ministrat që vepronin për të shtypur terrorizmin.

1977 – Bie Qeveria e Portugalisë, pas votimit të mocionit të mosbesimit. Vendi përballej me probleme të mëdha ekonomike.

1987 – Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruajnë marrëveshjen e parë të arritur ndonjëherë mes tyre për reduktimin e arsenalit bërthamor.

1987 – Nis kryengritja e palestinezëve në territoret e pushtuara nga Izraeli.

1989 – Liderët komunistë në Çekosllovaki dorëzojnë kontrollin e tyre mbi qeverinë e re dhe pranojnë rolin e pakicës në koalicion.

1993 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Klinton, nënshkruan në ligj Marrëveshjen e Amerikës Veriore për Tregti të Lirë.

1994 – Serbët e Bosnjës lirojnë dhjetëra paqeruajtës që mbaheshin peng, por vazhdojnë të mbajnë edhe rreth 300 të tjerë.

1997 – Xheni Shipli betohet në postin e kryeministres së Zelandës së Re. Ajo është e para femër që merr këtë detyrë në këtë shtet. (v.t.)
XS
SM
MD
LG