Ndërlidhjet

Medvedev diskuton me liderët çekë për tregti dhe mburoja raketore


Presidenti rus, Dimitri Medvedev, në ditën e fundit të vizitës së tij në Pragë, do të mbajë takime me udhëheqësit çekë.

Bisedimet pritet të fokusohen në bashkëpunimin ekonomik, me ç’rast Medvedev pritet ta përkrahë një ofertë të kompanisë ruse, Atomstrojeksport, prej 20 miliardë eurosh, për të ndërtuar dy reaktorë në centralin bërthamor në Temlin, rreth 120 kilometra në jug të Pragës.

Zyrtarët rusë thanë se Medvedevi gjithashtu dëshiron të bisedojë me çekët për planet e NATO-s për të vendosur një sistem të mbrojtjes raketore në Evropë.

Rusia është tmerrësisht kundër këtij plani, pasi që ka bërë të ditur se një gjë e tillë do ta dobësojë arsenalin bërthamor rus.
XS
SM
MD
LG