Ndërlidhjet

Dënohet Bllagojeviqi, njeriu që provoi të shiste ulësen e Obamës


Ish-guvernatori amerikan, Rod Bllagojeviq është dënuar me 14 vjet burgim për shkak të përpjekjeve të tij për të shitur ulësen e liruar në Senatin amerikan, pasi Barak Obama u zgjodh president i SHBA-ve.

Guvernatori demokrat ishte arrestuar disa javë pasi Obama fitoi në zgjedhjet e vitit 2008.

Pesë nga nëntë guvernatorët e shtetit të Illënojit janë akuzuar apo arrestuar për mashtrim dhe mitdhënie, përfshirë edhe paraardhësin e Bllagojeviqit, republikanin Xhorxh Rajën, i cili aktualisht është në burg, i dënuar me gjashtë vjet e gjysmë për mitmarrje dhe shantazh.

Ndërkohë Bllagojeviqi, 54 vjeçar, përveç skandalit me ulësen e Obamës, gjithashtu është dënuar për një varg akuzash të tjera lidhur me korrupsionin.
XS
SM
MD
LG