Ndërlidhjet

Barroso kërkon shpëtimin e euros


Shefi i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso ka kërkuar sot nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian që të bëjnë gjithçka për të shpëtuar euron, në samitin vendimtar, ku do të diskutohet për krizën e borxheve në eurozonë.

“E gjithë bota është duke shikuar. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shpëtuar euron”, ka thënë Barroso para gazetarëve në Marsejë.

Ai ka shtuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjithë së bashku, i gjithë Bashkimi Evropian, të dëshmojnë se euro është e pazëvendësueshme.
XS
SM
MD
LG