Ndërlidhjet

KFOR: Restrikcionet në lirinë e lëvizjes të papranueshme


Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë ka përsëritur përmes një njoftimi për media se “restrikcionet në lirinë e lëvizjes janë të papranueshme”.

Ky mision ka mirëpritur heqjen e pengesave rrugore në luginën e Zubin Potokut dhe kudo tjetër nga popullata vendase, por ka kërkuar që të hiqen pengesat edhe për EUELX-in.

“Liria e pakushtëzuar pa diskutim përfshin edhe EULEX-in”, thuhet në njoftimin e KFOR-it, në të cilin potencohet se nuk do të tolerohet dhuna.

“Përdormi i dhunës është i papranueshëm. Në veçanti: sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it janë të papranueshme. Liria e pakushtëzuar e lëvizjes nuk është dhe nuk mund të jetë e negociueshme”, thuhet në njoftimin për media të KFOR-it.

Misioni i KFOR-it është mekanizmi i vetëm ndërkombëtar që është përfshirë në bisedime me serbët lokalë për heqjen e barrikadave në veri, të vendosura nga serbët gjatë verës, në kundërshtim të shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në veri.
XS
SM
MD
LG