Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi takohet me Klintonin, merr vlerësimin e saj për dialogun


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në Bruksel, ka takuar sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, për përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për implementimin e vlerave euro-atlantike dhe për tema tjera me interes të përbashkët, thuhet në një njoftim të Qeverisë.

Sipas këtij njoftimi, sekretarja amerikane e ka vlerësuar lartë rolin e kryeministrit Thaçi dhe të Qeverisë së Kosovës për të zbatuar reformat institucionale në politikë, ekonomi dhe legjislacion, e veçanërisht përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftim më tej thuhet se Klinton ka ritheksuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën, në rrugën e saj për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe të kushtetutshmërisë në tërë territorin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG