Ndërlidhjet

Putin akuzon SHBA-të për inkurajim të protestave


Kryeministri rus, Vlladimir Putin i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për, siç tha ai, inkurajim të protestuesve për zgjedhjet parlamentare në Rusi.

Në deklaratat e tij të para rreth protestave të përditshme të mijëra qytetarëve, që po protestojnë kundër zgjedhjeve të 4 dhjetorit, duke i cilësuar ato si të pa drejta, Putin tha se është sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton , ajo që u ka dhënë sinjale opozitës në vend.

Putin, i cili është më se e sigurt se do t’i fitojë zgjedhjet presidenciale në mars, tha se disa nga protestuesit po i ndjekin qëllimet e tyre politike egoiste.

Nga ana tjetër, zyrtarë amerikanë, përfshirë edhe sekretaren Klinton, kanë ngritur shqetësime rreth akuzave për mashtrim në zgjedhjet parlamentare.
XS
SM
MD
LG