Ndërlidhjet

Medvedev kërkon që parlamenti i ri t’ia fillojë punës


Presidenti rus, Dimitri Medvedev tha sot se parlamenti i sapo zgjedhur rus duhet të lejohet që t’ia fillojë punës ashtu siç ishte planifikuar, pavarësisht protestave që po kundërshtojnë rezultatet e këtyre zgjedhjeve.

“Gjëja më e rëndësishme është që të qetësohen të gjithë dhe të lejojnë parlamentin e ri të fillojë punën”, ka thënë presidenti rus pas takimit të sotëm me homologun e tij çek, Vaslav Klaus, në Pragë.

Ai ka shtuar se nuk sheh asgjë të jashtëzakonshme te këto protesta dhe se ato duhet të konsiderohen si reflektim i demokracisë.
XS
SM
MD
LG