Ndërlidhjet

Rok grupi në librin e "Guinness"-it


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Rok grupi treanëtarësh “30 Seconds to Mars” (30 sekonda në Mars), shënoi një rekord të ri në librin e rekordeve botërore “Guinness”, duke mbajtur mbi 300 koncerte përgjatë dy vjetëve, me albumin e tyre të fundit “This is war” (Kjo është luftë).

Albumi doli në shitje në dhjetor të vitit 2009.

Vokalisti i grupit Xhered Leto, tha se edhe pas gjithë këtyre koncerteve, është i befasuar se si i gjithë grupi ia arriti dhe ia doli mbanë pa u lodhur.

Definitivisht jemi ‘kafshë’ kur vjen koha të hipim në skenë, dhe nuk zmbrapsemi asnjëherë. Çdo natë, është një lloj elektriciteti që ndihet në hapësirën tonë. Mendoj që kjo është një nga arsyet që na ka mbajtur me vullnet që të jemi në gjendje ta bëjmë gjithë këtë”.

Duhet të mësohesh si të kujdesesh për veten gjatë kohës që je në rrugëtime kaq të gjata. Ne të gjithë ishim duke biseduar se sa me fat ndihemi që jemi në gjendje të flasim për përvojën tonë dy vjeçare, që është një nga përvojat tona më të mira jetësore, dhe do ta mbajmë në mend si kohën më të veçantë të jetës tonë”, u shpreh Leto.

Ai shpjegoi se grupi – vëllai e tij Shenon në bateri, dhe kitaristi Tomo Mileçiviq janë të impresionuar sa i përket turneve të mbajtura kaq gjatë me të njëjtin album.

Ne faktikisht kemi qenë gjithandej. Jo vetëm një herë, por dy herë, dhe ndonjëherë ka ndodhur që kemi qenë në vendin e njëjtë për herën e tretë”.

Më duket që koha më e gjatë që kemi bërë pauzë ka qenë 2 javë”.

Kemi parë lindjen e diellit në Liban dhe kemi bërë muzikë për 10 mijë njerëz po atë ditë. Koncertin e parë e mbajtëm në Kinë, dhe u shitën të gjitha biletat, ishte përvoja më e madhe që kemi pasur në jetën tonë”, tha Leto.

Ai gjithashtu paralajmëroi adhuruesit e tyre, që grupit i ka ardhur koha të marrë një pushim të gjatë tash për tash, dhe pas këtij pushimi, do të jenë në gjendje të mbajnë një turne me koncerte që, siç tha ai, “mund të zgjasë 10 vjet”.(g.k.)



XS
SM
MD
LG