Ndërlidhjet

logo-print

Ministri Hoxhaj i bën thirrje BE-së të rrisë presionin ndaj Serbisë


Kosova i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për t'i bërë presion Serbisë dhe për ta shtyrë atë që të zbatojë marrëveshjet për normalizimin e lidhjeve me Kosovën.

"Ka ardhur koha që BE të ushtrojë presion të rëndë", tha ministri i jashtëm Enver Hoxhaj.

Ai gjithashtu citohet të ketë thënë: “Jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun, por nuk mendojmë se do të nxjerrë rezultate. Nuk mund të vazhdojmë takimet nëse Serbia nuk është e gatshme të implementojë marrëveshjet”.

Marrëveshjet kryesore të arritura në dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetsuar nga Bashkimi Evropian, kanë të bëjnë me kufijtë dhe tregtinë.
XS
SM
MD
LG