Ndërlidhjet

Gjykimi i Mlladiqit do të fillojë në mars


Një gjyqtar në gjykatën e OKB-së në Hagë, tha sot se gjykimi i ish shefit të ushtrisë serbo-boshnjake, Ratko Mlladiq, akuzuar për kryerjen e gjenocidit dhe krimeve gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1992-95, duhet të hapet në mars.

Alfons Orie, tha se ai pret që të planifikojë seancën dëgjimore para gjyqit më 26 mars dhe hapjen e deklaratave më 27 mars.

Duke cituar një ekspert mjekësor, Orie tha se Mlladiq, 68 vjeçar, ishte i aftë të dalë në gjyq.

Mlladiq u arrestua në Serbi më 26 maj, pas 16 vjetësh në arrati.

Ai po përballet me 11 akuza të përgjithshme duke përfshirë edhe gjenocid për masakrën e Srebrenicës në korrik të vitit 1995 ku më shumë se 7000 burra e djem muslimanë u vranë gjatë një periudhe prej gjashtë ditësh.

Mlladiq i ka mohuar akuzat.
XS
SM
MD
LG