Ndërlidhjet

Udhëheqësit e eurozonës me traktat të ri


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian e kanë lënë përpjekjen për t’i bindur të 27 vendet anëtare që ta ndryshojnë traktatin e bllokut, në përpjekje për të rregulluar çështjen e krizës së borxheve në Evropë dhe për të shpëtuar valutën euro.

Në vend të kësaj, udhëheqësit kanë thënë se 17 vendet e BE-së që e përdorin euron tani do të bëjnë përpjekje që të arrijnë një marrëveshje të përbashkët deri në mars, me qëllim të imponimit të rregullave të ashpra fiskale dhe disiplinës buxhetore, në mënyrë që të rikthejnë besimin e tregut dhe ta forcojnë euron.

Udhëheqësit, duke folur sot herët në samitin e BE-së në Bruksel, thanë se vendet e Bashkimit Evropian që nuk e përdorin euron do të ftohen që t’i bashkohen traktatit të ri, në rast se ato dëshirojnë më vonë t’i bashkohen kësaj valute.

President i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuj tha se gjashtë vende të tjera, që janë aktualisht jashtë eurozonës, pritet që t’i bashkohen traktatit të ri, duke bërë që numri total i nënshkrimeve të arrijë në 23.

Nga ana tjetër, presidenti francez, Nikolas Sarkozi tha se qëllimi është që deri në mars të vitit të ardhshëm të kompletohet marrëveshja e re.
XS
SM
MD
LG