Ndërlidhjet

Ndalohet fondacioni gjerman në Bjellorusi


Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka bërë të ditur se fondacioni politik gjerman “The Friedrich Ebert Foundation”, është ndaluar në Bjellorusi, për shkak të radikalizmit të qartë gjerman kundër Minskut.

“The Friedrich Ebert Foundation”, që ka lidhje me Partinë Social Demokrate të Gjermanisë, ka pasur një zyrë në Bjellorusi që nga viti 1997.

Në muajin maj, Berlini denoncoi dënimin prej 5 vjetësh burgim dhënë kundër Andrei Sanikau, kandidatit kyç nga partia opozitare për zgjedhjet presidenciale, i cili ishte arrestuar përderisa po merrte pjesë në një protestë.

Aleksandër Lukashenka u zgjodh president në dhjetor të vitit 2010, nga zgjedhjet që vëzhguesit evropianë i cilësuan përplot mashtrime.
XS
SM
MD
LG