Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 9 dhjetorin në vite...


Leh Valesa - Foto e vitit 1981.
Leh Valesa - Foto e vitit 1981.
1990 – Themeluesi i Lëvizjes “Solidariteti”, Leh Valesa, zgjidhet president i Polonisë.

1917 – Trupat turke ua dorëzojnë Izraelin trupave britanike, të udhëhequra nga Viskount Allenbaj.

1941 – Kina i shpall luftë Japonisë, Gjermanisë dhe Italisë.

1975 – Presidenti amerikan, Gerald Ford, nënshkruan autorizimin për ndihmë në vlerë prej 2.3 miliardë dollarësh, për të parandaluar Nju Jorkun nga moslikuidimi i borxheve.

1983 – Ministrat e jashtëm të NATO-s i bëjnë thirrje Bashkimit Sovjetik t’i bashkohet “dialogut gjithëpërfshirës politik” për të zbutur tensionet në botë.

1991 – Udhëheqësit e komunitetit evropian dakordohen për të nisur përdorimin e një monedhe të vetme në vitin 1999.

1992 – Princi Çarls i Britanisë së Madhe dhe Princesha Diana njoftojnë ndarjen e tyre.

1994 – Përfaqësuesit e Ushtrisë Republikane Irlandeze dhe ata të Qeverisë britanike nisin bisedimet për paqe në Irlandën Veriore.

1996 – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Butros-Gali, miraton marrëveshjen, e cila i lejon Irakut të rinisë eksportet e tij të naftës. E njëjta lehtëson embargon e tregtisë, që OKBA-ja i ka vënë Irakut më 1990.

2004 – Gjykata Supreme e Kanadasë sjell vendimin, sipas të cilit martesa e homoseksualëve është kushtetuese. (v.t.)
XS
SM
MD
LG