Ndërlidhjet

Zjarr në një spital në Indi, 65 të vdekur


Stafi mjekësor në një spital indian ka braktisur pacientët për të shpëtuar veten kur një zjarr kaploi ndërtesën mëngjesin e sotëm, duke lënë 65 njerëz të vdekur. Shumica e pacientëve ndërruan jetë si pasojë e mbytjes nga tymi, njoftuan zyrtarët qeveritarë.

Përderisa ekipet e shpëtimit erdhën për të shpëtuar të mbijetuarit, policia paraqiti një rast kundër spitalit, i cili ndodhet në qytetin lindor të Kalkutës, për shkelje të procedurave të sigurisë. Zyrtarët e lartë qeveritarë u betuan se spitali do të mbahet përgjegjës për këtë tragjedi.

Zjarri ua mori jetën 65 njerëzve, shumica prej të cilëve ishin pacientë, njofton policia. Në spitalin Amri, ku ndodhi tragjedia, ishin të shtrirë 160 pacientë.
XS
SM
MD
LG