Ndërlidhjet

Pritet publikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve në Rusi


Autoritetet zgjedhore në Rusi pritet që më vonë gjatë ditës të lëshojnë rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet parlamentare të javës së kaluar.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se partia e kryeministrit Vlladimir Putin, Rusia e Bashkuar, ka fituar pothuajse gjysmën e votave në zgjedhjet e 4 dhjetorit.

Opozita thotë se zgjedhjet ishin të padrejta dhe të njollosura nga dhuna. Qindra njerëz janë arrestuar gjatë protestave kundër mashtrimit zgjedhor.

Aktivistët e opozitës thonë se rreth 30,000 njerëz kanë premtuar pjesëmarrjen në një protestë të planifikuar të mbahet të shtunën në Moskë, përderisa protesta të ngjashme thuhet se do të mbahen edhe në qytete të tjera nëpër Rusi.
XS
SM
MD
LG