Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga u nis për vizitë zyrtare në SHBA


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u nis sot për një vizitë zyrtare disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Presidentja do të takohet me sekretaren Klinton, me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, përfshirë drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, FBI-së dhe Kryeprokurorin amerikan.

Me ftesë të sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, gjatë kësaj vizite, Jahjaga do të marrë pjesë edhe në lansimin e Projektit për Gratë në Shërbim Publik.

Presidentja Jahjaga do të mbajë fjalime në dy universitete amerikane, ‘Johns Hopkins’ në Uashington DC dhe ‘Monmouth University’ në Nju Xhërsi.
XS
SM
MD
LG