Ndërlidhjet

Bruksel: Kroacia nënshkruan traktatin e pranimit


Kroacia ka nënshkruar traktatin e shumëpritur të pranimit, që do ta sjellë vendin në Bashkimin Evropian në vitin 2013, pas ratifikimit të traktatit nga legjislaturat e 27 vendeve anëtare të bllokut.

Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rampuj e ka mirëpritur këtë vendim, duke thënë se Kroacia do të jetë një vëzhguese aktive në të gjitha forumet e BE-së derisa të bëhet anëtare e plotë.

Bisedimet e Kroacisë me BE-në për anëtarësim zgjatën plot shtatë vjet, për shkak mosmarrëveshjeve rreth territoreve të Kroacisë me vendin fqinj, Slloveninë, dhe për shkak të kërkesave të BE-së për t’i arrestuar të dyshuarit për krime lufte.
XS
SM
MD
LG