Ndërlidhjet

logo-print

Forcat siriane gati për sulm në qytetin e Homsit


Opozita siriane thotë se mijëra forca të regjimit dhe militantë të përbetuar kanë rrethuar qytetin qendror të Homsit, në përpjekje për të nisur një sulm të fundit për të shtypur disidentët.

Këshilli Kombëtar Sirian tha përmes një deklarate se regjimi i presidentit, Bashar al-Asad ka përdorur një sulm, që ata e quajtën terrorist, mbi një tubacion nafte, me pretekstin e nisjes së një ofensive të madhe në Homs, vendi qendror i protestave në Siri. Tubacioni që barte naftë të papërpunuar ishte bombarduar dje, përderisa po shkonte në drejtim të një rafinerie në Homs.

Këshilli Kombëtar Sirian, që mbledhë nën ombrellën e vet kundërshtarët e regjimit të Asadit, tha se qeveria është duke u bërë gati për një masakër, në mënyrë që t’i shuaj trazirat në Hobs.
XS
SM
MD
LG