Ndërlidhjet

Autoritetet ruse lejojnë tubimet masive


Pas goditjeve të policisë në një numër të madh protestash këtë javë, autoritetet ruse thonë se e kanë lejuar opozitën që të mbajë tubime masive, lidhur me dyshimet e tyre për mashtrim gjatë zgjedhjeve.

Ministri i brendshëm rus, Rashid Nurgalijev, duke folur sot në një takim me zyrtarët policorë në Moskë, megjithatë ka paralajmëruar që protestat e palejuara mund të shtypen.

Autoritet e Moskës thanë sot se ata kanë lejuar një tubim prej rreth 30 mijë njerëzish, i cili planifikohet të mbahet nesër në Moskë.
XS
SM
MD
LG