Ndërlidhjet

logo-print

Të paktën katër të vrarë në veri të Afganistanit


Policia afgane ka bërë të ditur se një sulmues vetëvrasës e ka hedhur veten në ajër, jashtë një xhamie, duke vrarë të paktën katër persona.

Shpërthimi ndodhi sot në provincën Kunar, në veri të Afganistanit. Sulmi ndodhi në kohën kur njerëzit po dilnin nga xhamia, pas faljeve të së premtes, në zonën Gazi Abad.

Talibanët e kanë pranuar përgjegjësinë për sulmin. Zyrtarët thonë se shefi i policisë së distriktit, që ishte një prej viktimave, mendohet të ketë qenë cak i sulmit.

Provinca Kunar, në kufi me Pakistanin, konsiderohet si pikë kryesore e kryengritjeve talibane.
XS
SM
MD
LG