Ndërlidhjet

NBA zyrtarisht fillon sezonin për Krishtlindje


Tashmë është zyrtare: Asociacioni Kombëtar i Basketbollit (NBA) do të rikthehet për festën e Krishtlindjeve.

Pronarët e ekipeve dhe lojtarët kanë ratifikuar një marrëveshje të re pune, për t’i dhënë fund një konflikti që zgjati 161 ditë, që kishte vënë në dyshim nëse liga profesionale e meshkujve do të kishte edhe një sezon në 2011-2012.

Nga kontrata e re 10 vjeçare në mes të pronarëve dhe lojtarëve, pronarët parashohin se kolektivisht do të mund të mbledhin edhe 250 milionë dollarë më shumë në vit.

Pronarët gjithashtu kanë deklaruar se shumica e ekipeve, sidomos ato në tregjet e vogla, kishin humbur para me kontratat e vjetra.

Pritet që sot zyrtarisht të fillojnë kampet e stërvitjeve, me qëllim të parapërgatitjes për fillimin e sezonit në ditën e krishtlindjeve, me një orar të shkurtuar, 66 lojë për secilin prej 30 ekipeve në ligë, që është 16 lojë më pak se më herët.
XS
SM
MD
LG