Ndërlidhjet

logo-print

Nxënësve të Moskës u kërkohet të qëndrojnë në shkolla gjatë protestave të nesërme


Mediat ruse raportojnë se autoritetet e qytetit të Moskës po mundohen t’i obligojnë nxënësit e shkollave të mesme që të qëndrojnë në shkolla pasditen e së nesërmes, në përpjekje për t’i ndaluar ata që t’i bashkohen protestave kundër rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të javës së kaluar.

Raportet tregojnë se të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, prej klasës së nëntë deri në klasën e njëmbëdhjetë, si dhe të gjithë mësuesit e tyre duhet të jenë në shkolla që nga mëngjesi i hershëm e deri në orët e vona të pasdites, edhe pse ata zakonisht lirohen më herët prej shkollës, në paraditet e të shtunave.

Autoritetet zgjedhore kanë bërë të ditur se partia e kryeministrit Vlladimir Putin, Rusia e Bashkuar, ka fituar gati gjysmën e votave nga zgjedhjet e 4 dhjetorit.

Vëzhguesit ndërkombëtar, gjithashtu edhe partitë opozitare, kanë vlerësuar se zgjedhjet ishin të padrejta dhe të dëmtuara nga mashtrimet.
XS
SM
MD
LG