Ndërlidhjet

logo-print

Timoshenko vendoset në "arrest të papërcaktuar"


Zyra e ish-kryministres të burgosur të Ukrainës, Julia Timoshenko, njoftoi sot se një gjykatë ukrainase e ka vendosur atë në "arrest të papërcaktuar".

Një gjykatë e Kievit e urdhëroi Timoshenko, e cila është tashmë në burg duke vuajtur një dënim me shtatë vite për abuzim të detyrës, të vendoset në "arrest të papërcaktuar" të enjten si pjesë e një hetimi në veprimtarinë e një kompanie të energjisë që ajo e drejtonte 15 vite më parë.

Ky veprim duket se synon të nis ndonjë mundësi të lirisë për Timoshenkon, nëse ankesa e saj kundër akuzës aktuale për shpërdorim të detyrës është përmbysur.

Një seancë kryesore pritet të zhvillohet të hënën për ankesën e Timoshenkos kundër dënimit.
XS
SM
MD
LG