Ndërlidhjet

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për sanksione kundër Iranit


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje për sanksione të tjera kundër Iranit deri në fund të janarit, në një përpjekje për të rritur presionin ndaj Teheranit lidhur me programin e tij bërthamor.

Megjithatë, liderët nuk kanë bërë një thirrje të qartë për një embargo të naftës iraniane, që diplomatët e BE-së e kanë diskutuar këtë muaj.

Në vend të kësaj, ata i bënë thirrje ministrave të jashtëm të zgjerojnë sanksionet ekzistuese, të cilat përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimet e udhëtimit për ata që janë përfshirë në punët bërthamore.

Krerët e BE-së bënë thirrje gjithashtu që të studiohen "masa shtesë kundër Iranit, si një çështje prioritare dhe t'i miratojnë këto masa jo më vonë se në sesionin e ardhshëm", që është planifikuar për datën 30 janar.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike muajin e kaluar ka lëshuar dëshmi të reja që konfirmojnë shqetësimet ndërkombëtare se Irani po zhvillon bomba atomike.

Ndërsa, Teherani thotë se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG