Ndërlidhjet

Opozita siriane po paralajmëron për “masakër”


Opozita siriane është duke paralajmëruar për një "masakër" nga trupat qeveritare në provincën Homs, ndërsa numri i të vdekurve në goditjen e sotme të qeverisë ndaj protestuesve në të gjithë vendin arriti në të paktën 32.

Aktivistët thonë se të paktën 18 persona u vranë në Homs sot, sipas aktivistëve të tjerët u vranë kur forcat e sigurisë qëlluan në demonstrata në provincat e Hama, Idlib dhe Daraa.

Kombet e Bashkuara vlerëson se më shumë se 4000 vetë janë vrarë që kur protesta kundër regjimit të Asadit, filloi nëntë muaj më parë.

Ministri i jashtëm i Austrisë, Majkell Spindleger, tha pas takimit të sotëm në Vjenë me kryesuesin e opozitës siriane, se Asadi duhet të jepte dorëheqjen menjëherë dhe të jetë përgjegjës në nivel ndërkombëtar për abuzimet në Siri.
XS
SM
MD
LG