Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 10 dhjetorin në vite...

  • RFE /RL

Oslo, 10 dhjetor 2009.

Oslo, 10 dhjetor 2009.

2009 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, merr Çmimin Nobel për Paqe në ceremoninë që zhvillohet në Oslo të Norvegjisë.

1582 – Franca nis përdorimin e Kalendarit Gregorian.

1817 – Misisipi pranohet si shteti i 20-të i SHBA-së.

1898 – Në Paris nënshkruhet marrëveshja, e cila zyrtarisht i jep fund luftës spanjolle-amerikane. Sipas saj, edhe Kuba pavarësohet nga Spanja.

1948 – Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miraton Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut.

1983 – Rauld Alfonsin inaugurohet presidenti i parë civil i Argjentinës pas gati tetë vjetësh të sundimit ushtarak.

1995 – Marinsat e parë amerikanë arrijnë në Sarajevë të Bosnjës, për t’iu bashkuar ushtarëve të NATO-s, të dërguar për sigurimin e paqes në vend.

1996 – Presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, nënshkruan kushtetutën e re demokratike, duke kompletuar tranzicionin e vendit nga sundimi i pakicës së bardhë në demokraci joracore.

1998 – Udhëheqja palestineze shmang disa klauzola kushtetuese, duke mohuar të drejtën e Izraelit për të ekzistuar si shtet.

2007 – Kristina Fernandez betohet në postin e presidentes së Argjentinës. Ajo është femra e parë që merr këtë detyrë në këtë shtet. (v.t.)
XS
SM
MD
LG