Ndërlidhjet

Opozita ruse mbanë protesta mbarëkombëtare kundër Putinit


Protestuesit rusë, në shumë qytete e qyteza nëpër gjithë Rusinë po zhvillojnë protesta kundër mashtrimeve zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të vendit, që u mbajtën të dielën e kaluar.

Kjo ditë e protestave antiqeveritare, që filloi në Vladivostok, po shpërndahet nga Siberia e deri në Moskë. Në qytetin Vladivostok, që është shtatë zona kohore larg Moskës, 500 deri në 1000 njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar, përderisa në Lindjen e Largët mbi 100 persona janë arrestuar.

Autoritetet kanë lajmëruar se do të vendosin me qindra e mijëra forca shtesë të sigurisë, përfshirë më shumë se 50,000 në Moskë.

Në kryeqytet, autoritetet kanë bërë të ditur se kanë lejuar një protestë për 30,000 njerëz, në sheshin Bolotnaja, që ndodhet në një ishull përballë Kremlinit.
XS
SM
MD
LG