Ndërlidhjet

Shefja e OKB-së për të drejtat paralajmëron luftë civile në Siri


Udhëheqësja e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut sërish u ka bërë thirrje autoriteteve siriane që të lejojnë vëzhguesit ndërkombëtar të hyjnë në vend, duke paralajmëruar se Siria është shumë afër një lufte civile.

Duke folur para reporterëve, Navi Pillaj ka mbështetur vlerësimet që thonë se rreth 1,000 anëtarë të forcave siriane të sigurisë janë vrarë nga përleshjet, që kanë filluar në mars të këtij viti, kur sirianët filluan protestat kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Kombet e Bashkuara tregojnë se më shumë se 4,000 njerëz nga të gjitha anët janë vrarë gjatë konfliktit të nëntë muajve të fundit.

Navi Pillaj përsëriti se, meqë shumë palë janë të dëmtuara nga forcat e regjimit, konflikti sirian shumë lehtë mund të zhvillohet në një luftë civile.
XS
SM
MD
LG