Ndërlidhjet

Eliot Engëll mbështetë vendimet e Bashkimit Evropian


Anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit Amerikan, Eliot Engëll ka lavdëruar Bashkimin Evropian për vendimin që ta bëjë Kroacinë anëtaren e 28-të, si dhe për vendimin tjetër që të mos i japë Serbisë statusin e kandidatit, për shkak të politikave kundërshtuese ndaj Kosovës.

“Unë i lavdëroj miqtë e mijë në Bashkimin Evropian për vendimin e mençur që ta ftojnë Kroacinë në BE si shtetin anëtar të 28-të”, ka thënë Engëll.


“Përderisa nuk e kundërshtoj anëtarësimin eventual të Serbisë në BE, Brukseli është treguar i zgjuar për t’i vënë frenat kandidaturës së Serbisë për shkak të rolit të saj kundërshtues karshi Kosovës. Sa më shpejt që Serbia të mbërthejë pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, aq më mirë do të jetë për Serbinë, Kosovën dhe tërë rajonin”, ka thënë Engëll, përmes një komunikate për shtyp.

Ai ka shtuar se Serbia nuk duhet të lejohet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian pa i zgjidhur marrëdhëniet me Kosovën dhe se nuk duhet lejuar që ajo ta bllokojë në të ardhmen kandidaturën e Kosovës në BE.
XS
SM
MD
LG