Ndërlidhjet

Talibanët pakistanezë konfirmojnë bisedimet paqësore me Islamabadin


Zëvendëskomandanti i talibanëve pakistanezë ka konfirmuar se grupi ka zhvilluar bisedime paqësore me qeverinë në Islamabad.

Komandanti Maulvi Faqir Mohamad tha për agjencinë e lajmeve Reuters se bisedimet janë duke shkuar në drejtimin e duhur.

Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga administrata pakistaneze lidhur me atë se a ka pasur vërtetë bisedime me organizatën.

Në fund të shtatorit, qeveria pakistaneze ishte betuar se do t’i jepte shans bisedimeve paqësore me militantët.

Paktet e kaluara me talibanët nuk kanë arritur të sjellin stabilitet në Pakistan.
XS
SM
MD
LG