Ndërlidhjet

Osetia e Jugut voton sërish me 25 mars


Autoritetet qeveritare të Osetisë Jugore dhe opozita në vend kanë arritur atë që përshkruhet si marrëveshje kompromisi, për mbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale me 25 mars.

Votimi i sërishëm do të mbahet pas votimeve të diskutueshme të nëntorit. Raportohet se sipas kompromisit, presidenti në largim Eduard Kokoiti largohet sot nga pozita e presidentit dhe do të zëvendësohet përkohësisht nga kryeministri Vadim Brontsej, deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

Marrëveshja gjithashtu lejon kandidaten e opozitës, Alla Xhiojeva që të kandidojë sërish për pozitën e presidentes.

Më herët këtë javë, Gjykata Supreme bëri të ditur vendimin për anulimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të 27 nëntorit, në të cilat Xhiojeva befasisht fitoi ndaj kandidatit që përkrahej nga Kremlini.

Më herët Xhiojeva kishte refuzuar vendimin, të cilësuar si politik dhe u zotua se do të krijonte administratën e saj paralele.
XS
SM
MD
LG