Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat edhe në Shën Petersburg


Mijëra njerëz po protestojnë në Shën Petersburg dhe në Moskë kundër fitores së partisë së Vlladimir Putinit në zgjedhjet parlamentare.

Rreth 10 mijë njerëz janë mbledhur në sheshin Pionerskaja në Shën Petersburg, për tu bërë pjesë e një proteste të paautorizuar nga autoritetet lokale.

Agjencia e lajmeve DPA raporton se në një lokacion tjetër në Shën Petersburg, policia i ka sulmuar protestuesit, duke rrahur dhe arrestuar dhjetëra prej tyre.

Policia ka bërë të ditur se në Moskë janë mbledhur rreth 15 mijë njerëz për të protestuar, mirëpo organizatorët e protestës japin shifra tjera. Ata thonë se në kryeqytet, në sheshin Bolotnaja, janë mbledhur rreth 40 mijë protestues.
XS
SM
MD
LG