Ndërlidhjet

Afrikë e Jugut: 30 të vdekur nga rrëzimi i minibusit



Policia rajonale ka njoftuar se në pjesën qendrore të Afrikës së Jugut, një vozitës me një minibus të tej ngarkuar me udhëtarë ka goditur një kamion, duke humbur kontrollin e automjetit dhe lënë të vdekur 30 njerëz.

Zëdhënësi i policisë, Mako Mofiring tha se 29 prej të vdekurve ishin pasagjerë të minibusit Automjeti e kishte të lejuar të barte vetëm 23 njerëz, prej 35 pasagjerëve që udhëtonin në kohën e aksidentit. Edhe vozitësi i kamionit ka ndërruar jetë.

Minibusi po udhëtonte nga Johanesburgu për në Umtata. Aksidente të tilla janë të shpeshta në këtë kohë të vitit, kur qytetarët përdorin shërbime të taksive dhe minibusëve për të udhëtuar për festa te familjet e tyre.
XS
SM
MD
LG