Ndërlidhjet

Jemen: Betohet qeveria e unitetit



Qeveria e re e unitetit në Jemen, e udhëhequr nga opozita, është betuar sot para zëvendës presidentit, Abdrabuh Mansur Hadi.

Përmes një deklarate për shtyp, qeveria ka bërë të ditur se ceremonia e betimit ndodhi në Pallatin Republikan, në kryeqytetin Sana.

Kabineti i ri, prej 34 anëtarësh, do ta udhëheqë Jemenit gjatë periudhës tre mujore të transicionit, pas së cilës presidenti Ali Abdullah Saleh pritet që zyrtarisht të tërhiqet pas 33 vjetësh qëndrimi në pushtet.
XS
SM
MD
LG