Ndërlidhjet

Protestat në Rusi drejt përmbylljes


Protestat kundër rezultateve të zgjedhjeve të 4 dhjetorit në Rusi po shkojnë drejt fundit të tyre, në qytetet e Moskës dhe Shën Petersburgut.

Këto protesta përmbyllin një aktivitet që mblodhi mijëra njerëz nëpër Rusi, me qëllim të shprehjes së mllefit të tyre kundër fitores së partisë së Vlladimir Putinit në zgjedhje.

Organizatorët e protestave në kryeqytetet thanë se në sheshin Bolotnaja, përballë Kremlinit në Moskë, u mblodhën rreth 40 mijë protestues, përderisa policia thotë se në protesta morën pjesë afërsisht 25 mijë vetë.

Përfaqësuesit e opozitës në protesta miratuan një rezolutë që bën thirrje që rezultatet e zgjedhjeve të 4 dhjetorit të anulohen, si dhe të lirohen të burgosurit politikë.
XS
SM
MD
LG