Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti i Kazakistanit refuzon titullin “Hero i Popullit”



Presidenti i Kazakistanit, Nursulltan Nazarbaej tha sot para gazetarëve se ai refuzon pranimin e çmimit “Hero i Popullit”, por tha se nuk është kundër idesë së shpalljes së 1 dhjetorit si “Dita e Presidentit të Parë të Kazakistanit”.

Në fund të nëntorit, qeveria e Kazakistanit aprovoi propozimin për ta prezantuar Nazarbaej me këtë çmim, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të pavarësisë së Kazakistanit me 16 nëntor.

Nazarbaej tha se ai nuk do ta nënshkruante këtë propozim. Ndërsa i pyetur nëse i pëlqente ideja e shpalljes së 1 dhjetorit si Ditë e Presidentit, ai tha se nuk është kundër kësaj ideje.
XS
SM
MD
LG