Ndërlidhjet

logo-print

Turkmenia liron 750 të burgosur për festën kombëtare


President i Turkmenisë, Gurbanguli Berdimukhamedov e ka nënshkruar një dekret për të liruar 750 njerëz nga burgu, në ditën kur vendi shënon “Ditën e Neutralitetit”, me 12 dhjetor.

Gazetat vendase e kanë publikuar lajmin e amnistisë, duke shkruar se presidenti e ka nënshkruar dokumentin për të ruajtur parimet e mëshirës, dashurisë vëllazërore, njerëzimit dhe drejtësisë.

Ndërkohë grupi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut rregullisht ka treguar shifrat rekorde të qeverisë së Turkmenisë për abuzim të të drejtave të njeriut dhe refuzim të zbatimit të reformave demokratike.

Kombet e Bashkuara zyrtarisht e kanë njohur Turkmeninë si shtet neutral me 12 dhjetor të vitit 1995.
XS
SM
MD
LG