Ndërlidhjet

logo-print

Policia shpërndanë dhe arreston protestuesit e “Pushtojeni Bostonin”


Oficerët e policisë kanë përfshirë sot sheshin Duej në Boston, duke shkatërruar tendat e kampingut “Pushtojeni Bostonin”, si dhe ka arrestuar dhjetëra protestues, duke i dhënë fund protestës paqësore që zgjati dhjetë javë.

Oficerët filluan të lëviznin në zonën e kampingut rreth orës 5 pasdite, për të zbatuar aksionin rreth shkeljes ligjore, tha zëdhënësja e policisë, Elejn Driskoll.

Qyteti kishte caktuar një afat kohor për protestuesit që të largoheshin nga ajo pikë deri në mesnatën e mbrëmshme, por policia nuk ndërmori ndonjë hap konkret deri paraditen e së shtunës.

Bostoni është i fundit në vargun e qyteteve ku zyrtarët kanë larguar protestuesit, që shfaqin pakënaqësitë e tyre kundër asaj që e quajnë lakmi e korporatave dhe padrejtësi ekonomike.

Përderisa oficerët tentuan t’i largonin protestuesit, këta të fundit lidhën duart me njëri tjetrin dhe u ulën, duke protestuar në mënyrë paqësore , kështu që policia shumë shpejt filloi me arrestimin e tyre, bën të ditur Boston Globe.

Policia njofton se 46 njerëz janë arrestuar nën akuzat për shkelje ligjore dhe sjellje të çrregullt. I gjithë aksioni i policisë zgjati më pak se një orë.
XS
SM
MD
LG