Ndërlidhjet

Presidenti kinez synon zgjerim të importit


Presidenti i Kinës, Hu Xhintao tha se Kina në vitet e ardhshme do të fokusohet në zgjerimin e importit.

Ai tha se qëllimi kryesor i vendit që ai drejton është të balancojë tregtinë dhe se shifra e përgjithshme e importeve të kalojë 8000 miliardë dollarëshin, në pesë vitet e ardhshme.

Këto komente Hu i bëri gjatë një fjalimi televiziv, me rastin e shënimit të 10 vjetorit të hyrjes së Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Presidenti kinez tha se Kina dhe e gjithë bota kishin përfituar nga anëtarësimi i vendit të tij në këtë organizatë.

Ai gjithashtu tha se Kina do të vazhdojë të ndjekë reformat dhe një hapje më të madhe.
XS
SM
MD
LG