Ndërlidhjet

Arrin në 80 numri i të vrarëve nga sulmet e para një jave në Afganistan



Presidenti afgan, Hamid Karzai tha se numri i të vdekurve nga sulmi me bombë gjatë festave myslimane shiite të javës së kaluar është shumë më i lartë sesa ishte raportuar.

Duke folur sot në Kabul, Karzai tha se ai ka pranuar statistika të reja që tregojnë se 80 njerëz ishin vrarë në sulmet që ndodhën gjatë festimeve të festës së Ashureve me 6 dhjetor.

Më herët ishte raportuar se 59 njerëz ishin vrarë nga sulmet që ndodhën në tri lokacione të ndryshme: në Kabul, Mazari Sharif dhe Kandahar.

Ende nuk është e qartë nëse shifrat e reja tregojnë vetëm numrin e viktimave nga sulmi në Kabul, apo edhe nga dy vendet e tjera.

Për këto sulme, Karzai ka fajësuar grupin militant pakistanez, Lashkar-e-Jangvi.
XS
SM
MD
LG